Është konfirmuar vdekja e dy personave në aksidentin e ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë dy vetura njëra me targa të huaja dhe një kamion.
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka thënë se dy të vdekurit janë personat që gjendeshin në veturën me targa të huaja, përkatësisht nga Bosnja dhe janë të moshë së re.





