Home LAJME Dy persona të armatosur grabisin kabllo në termocentralin “Kosova A”

Dy persona të armatosur grabisin kabllo në termocentralin “Kosova A”

0
Dy persona të armatosur grabisin kabllo në termocentralin “Kosova A”

Dy persona të armatosur dyshohet ka kanë grabitur kabllo rryme në termocentralin “Kosova A”, në orët e para të së hënës.

Të dyshuarit, sipas policisë, kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 03:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në ‘Termocentralin Kosova A’. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq dyshohet të jenë grabitur kabllo rryme vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka shtuar se policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here