LAJME

Dy persona përfshihen në përleshje fizike në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ndalohet njëri për 48 orë nga Policia

Dy persona përfshihen në përleshje fizike në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ndalohet njëri për 48 orë nga Policia
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Maj 2025, 23:50

Të shtunën në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, dy persona janë përfshirë në një rrahje pas një konflikti mes tyre.

Gazeta Sinjali ka mësuar se rasti ka ndodhur sot, rreth orës 14:30, ndërsa lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Policia Rajonale në Prizren. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar të dy personat e përfshirë.

“Sot me datë 04.05.2025 rreth orës 14:30 është raportuar një rast rrahje nëfshatin Lubinje të Prizrenit. Policia ka intervsituar të dy personat e përfshirë në incident. Njëri nga të dyshuarit është ndalur për 48 orë.”, tha Policia e rajonit të Prizrenit.

Siç ka mësuar Sinjali dhe tashmë e konfirmuar edhe nga Policia, njëri nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa i dyshuari tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe përgjegjësinë penale të palëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika