- Reklama -

Dy operacione të mëdha të Prokurorisë Speciale, 27 persona të dyshuar

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka zhvilluar dy operacione të mëdha në kuadër të luftimit të krimeve të rënda.Këtë e bëri të ditur vet Prokuroria përmes një komunikate, përcjell GazetaBlic.Siç shkruan tutje në komunikatë, mësohet se 27 persona të dyshuar janë përfshirë në këto dy operacione, kurse akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.
Prishtinë, 15 shtator 2021 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar dy (2) raste të reja për vepra të ndryshme penale.

- Reklama -

Rasti i parë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “Nomada”, ndërkaq janë të përfshirë shtatëmbëdhjetë (17) persona, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 paragrafi 1, të KPRK, lidhur me veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1, i KPRK-së, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’ nga neni 391 paragrafi 1, i KPRK-së, si dhe veprën penale “Kontrabandimi me migrantë’’ nga neni 164 paragrafi 1 dhe 2 i KPRK.

Ndërkaq, rasti i dytë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “Crystal Eagle”, ku janë të përfshirë dhjetë (10) persona, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 paragrafi 1, të KPRK-së, lidhur me veprat penale ‘’Falsifikim i dokumenteve’’ nga neni 390 paragrafi 1 i KPRK-së, ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’ nga neni 391 paragrafi 1 i KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’ nga neni 164 paragrafi 1 dhe 2 i KPRK-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort