LAJME

Dy ngasësve nga Prizreni iu merren përkohësisht patentë shoferët për shkak të grumbullimit të pikëve negative

Dy ngasësve nga Prizreni iu merren përkohësisht patentë shoferët për shkak të grumbullimit të pikëve negative
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Mars 2024, 16:31

Policia e Kosovës njofton se,  me qëllim që të krijoj siguri në komunikacion dhe më qëllim të parandalimit të aksidenteve ndalon kundërvajtësit në komunikacion.

Kundërvajtësve  iu tërhiqet vërejtja ose u shqiptohen gjoba bazuar në shkeljen e bërë, përveç gjobave kundërvajtësve iu regjistrohen edhe pikë negative.

Kur pikët negative grumbullohen si pasojë juridike të vendimeve të plotfuqishme, për shoferin e mjetit që ka shkaktuar kundërvajtje të caktuara, sipas ligjit Nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor, në bazë të numrit të pikave të grumbulluara negative (nëntë (9) pikë negative), pason marrja e përkohshme e patentë shoferit për kohën e caktuar bazuar në pikëte grumbulluara.

Bazuar në ligjin e lartpërmendur sot në Prizren nga zyrtarët përgjegjës të policisë të  Stacionit Policor të Prizrenit dy ngasësve iu është shqiptuar masa e ndalimit të përkohshëm të patentë shoferit  dhe atë si më poshtë:

-Kundërvajtësi K.H –viti i lindjes 2002 i shqiptohet masa mbrojtëse:

Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik për të gjitha kategoritë në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj.

-Kundërvajtësi B.K –viti i lindjes 2004  i shqiptohet masa mbrojtëse:

Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik për të gjitha kategoritë në kohëzgjatje prej nëntë (9) muaj.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri  në çdo kohë, në çdo vend dhe për të gjithë qytetarët pa dallim, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika