Klubi futbollistik “Gjakova” ka reaguar me rastin e aksidentit me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Prizrenit, ku dy prej tre personave që humbën jetën kanë qenë ish-futbollistë të këtij klubi.
“Lajm i kobshëm për të gjithë ne. Sonte humbën jetën tragjikishtë dy ish-futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla”, ka shkruar KF “Gjakova” në faqen zyrtare në Facebook.





