LAJME

Dy fëmijë mbyten në liqenin e Prushit në Tiranë

Dy fëmijë mbyten në liqenin e Prushit në Tiranë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Maj 2022, 19:30

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Prushit në Tiranë, ku dy të mitur të moshave 11 dhe 13 vjeç janë mbytur duke u larë.

Policia njofton se trupat nuk janë nxjerrë akoma dhe drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e dy të miturve.

Bëhet me dije në liqen janë futur për tu larë një grup fëmijësh, ku katër kanë dalë nga uji ndërsa dy prej tyre mungonin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, njofton tch.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika