Dy alpinistët shqiptarë në majën më të lartë të Sulzkogel në alpet Shtubai të Austrisë
Florian Haçkaj, është shqiptari që mban titullin ‘Ambasador i Kombit’, si një ndër profesionistët shqiptarë e mirëintegruar jashtë vendit. Ai jeton në Zvicër dhe është menaxher komercial në fushën e Kibernetikës, shkruan albinfo.ch.
Përveç anës profesionale, Floriani ka edhe anën tjetër të medaljes që është po aq e rëndësishme për të, ai është i pasionuar pas alpinizmit.
Së fundmi, për nder të festës kombëtare, 28 Nëntorit, ai, së bashku me mikun e tij, Abdurahim Abdushi u ngjitën në majën më të lartë të Sulzkogel në Alpet Shtubai të Austrisë dhe valvitën flumrin “Kuq e Zi të Shqipërisë.
Nga ana tjetër edhe Abdurahim Abdush është një alpinist i shquar, shqiptar, i cili jeton në Munchen të Gjermanisë dhe asnjëherë nuk i reklamon arritjet e tij, por që ka një përvoj të gjatë dhe është profesionist në këtë fushë. Duhet theksuar se së fundmi ai ka shqipëruar librin “Aftësitë Bjeshkatare: Shkolla Verore”, bashkë me profesoreshën, Teuta Bicaj. Libri është vepër e krijuar nga Federata Ndërkombëtare e Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit (UIAA).
Më poshtë mund të shikoni disa nga fotot në majën më të lartë të Sulzkogel në Alpet Shtubai të Austrisë: