VENDI

Durmishi: Nuk e marr seriozisht kërcënimin e Haradinajt për Kurtin, i janë lodhë meshkujt

Durmishi: Nuk e marr seriozisht kërcënimin e Haradinajt për Kurtin, i janë lodhë meshkujt
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Prill 2022, 08:20

Edhe zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi është përfshirë në debatin e veteranëve.

Durmishi ka minimizuar kërcënimin që Ramush Haradinaj i ka bërë mbrëmë Albin Kurtit në lidhje me pagën e veteranëve.

“Unë nuk e marr seriozisht këtë kërcënimin e Haradinajt pasi këtij i janë lodhur meshkujt”, ka deklaruar Durmishi me ironi në “Debat Plus”.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Ai thotë se ligji i veteranëve ka shumë të meta dhe duhet rishqyrtuar.

“Ne e dimë se UÇK-ja është themeluar zyrtarisht në vitin 1994. Ligji parasheh benificionet vetëm për tri vite. Shembull komandant Mjekra ishte pjesë e UÇK-së por ai është vrarë në Preshevë dhe si i tillë nuk konsiderohet dëshmorë me ligjin e Kosovës. Njëjtë vlen edhe për Tahir Sinanin që u vra në Maqedoni”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Durmishi i cili vet është veteran i UÇK-së thotë se asnjë subjekt politik në Kosovë nuk ka më shumë veteranë të UÇK-së se Lëvizja Vetëvendosje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika