Kalo te përmbajtja
LAJME

Durmishi: Lëshohet uji në bypass-in e Ibër Lepencit, pritet të ketë ujë të mjaftueshëm për KEK-un dhe KRU-të

Durmishi: Lëshohet uji në bypass-in e Ibër Lepencit, pritet të ketë ujë të mjaftueshëm për KEK-un dhe KRU-të
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Dhjetor 2024, 21:35

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se është funksionalizuar bypassi në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai tha se para pak çastesh është lëshuar uji bypass dhe tani do të ketë ujë të mjaftueshëm për KEK-un dhe KRU-të.

“Për më pak se një javë është ndërtuar dhe funksionalizuar komplet bajpasi në kanalin e Ibër Lepencit. Para pak çastesh e lëshuam ujin në bajpas. Tani do të ketë ujë të mjaftueshëm edhe për KEK-un e edhe për KRU-të”, tha ai.

Tutje, ai tha se që nga java tjetër do të nisin sanimin e përhershëm të kanalit të Ibër-Lepencit.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies. 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika