LAJME

Durmishi: Ekipet në gatishmëri pas reshjeve të shiut, thirrje për kujdes në rrugë

Durmishi: Ekipet në gatishmëri pas reshjeve të shiut, thirrje për kujdes në rrugë
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Janar 2026, 10:43

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se nga mbrëmë ekipet e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të menaxhuar reshjet e shiut, të cilat kanë ndikuar në rrugët rajonale të Kosovës.

Durmishi ka thënë se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjnë kudo që është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit.

Në fund, ai ka apeluar shoferët që të kenë kujdes në vozitje dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës.

“Që nga mbrëmë jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar sa më mirë reshjet e shiut, të cilat kanë ndikuar edhe në disa nga rrugët tona. Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjmë kudo që është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit.Megjithatë, na duhet edhe bashkëpunimi juaj, ju lusim të vozitni me kujdes të shtuar dhe t’u përshtateni kushteve të rrugës”, ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika