Sot në sheshet e Prishtinës, kanë marshuar numër i madh qytetarësh të komunitetit LGBTQI+, nën moton “Edhe n’shtet, edhe n’familje”, duke ngritur zërin e tyre për të drejtat që po u mohohen.
Reagimet ishin të shumta, si nga ato përkrahëse, njashtu edhe nga ato të cilat i shajnë, ofendojnë e linçojnë këtë pjesë të shoqërisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në mesin e zërave të fuqishëm që përkrahen këtë marsh dhe bënë thirrje që t’i bashkohen qytetarët, ishte edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier, i cili u shpreh tejet i lumtur pasiqë mori pjesë në këtë marsh.
Por, në mesin e zërave kundërshtues, si jo rrallëherë, ishte ai i deputetës Duda Balje, e cila përfaqëson pakicën etnike boshnjake në Kuvend.
Deputetja Balje bën pjesë në grupin e deputetëve, të cilët janë deklaruar kundër të drejtave të komunitetit LGBTQI+.
Se është kundër komunitetit LGBTQI+, Balje e ka treguar edhe sot, përmes një postimi në Facebook, duke rishkruar idetë e saj, se çfarë d.t.th familje.
“Funksioni biologjik i familjes pasqyrohet në bashkëjetesën e burrit dhe gruas, plotësimin e nevojave emocionale, riprodhimin, d.m.th. në lindjen dhe rritjen e një brezi të ri, pra zgjatjen e llojit njerëzor“, ka shkruar deputetja Balje.
Sipas saj, funksioni biologjik i familjes pasqyrohet në bashkëjetesën e burrit dhe gruas, plotësimin e nevojave emocionale, riprodhimin, d.m.th. në lindjen dhe rritjen e një brezi të ri, pra zgjatjen e llojit njerëzor.
Postimi i plotë:
NE EMER TE FAMILJES
Familja është qeliza bazë shoqërore dhe si një nga grupet shoqërore më komplekse, më të vjetra dhe më të qëndrueshme.
Familja është një grup biologjik dhe edukativ. Është përmbajtja e tij themelore sociale që nga fillimi e deri në kohët moderne.
Funksioni biologjik i familjes pasqyrohet në bashkëjetesën e burrit dhe gruas, plotësimin e nevojave emocionale, riprodhimin, d.m.th. në lindjen dhe rritjen e një brezi të ri, pra zgjatjen e llojit njerëzor.
Cdo gje jashte kesaj nuk eshte familje dhe cdo gje jashte jetes se burrit dhe gruas nuk eshte MARTESA, quajini si te doni ndryshe por martesa dhe familja JO!
