Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës.
Lajmi e ka konfirmaur për Telegrafin, zëdhënënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
Edhe pse partia e Ramush Haradinajt ka vetëm pesë deputetë – një më pak se numri minimal i kërkuar prej gjashtë anëtarësh për të krijuar një grup parlamentar – ajo e ka siguruar këtë përmes mbështetjes së deputetes Duda Balje.





