Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po vazhdojnë të mbahen në paraburgim në kuadër të Gjykatës Speciale kanë takuar sot disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Deputetët Eliza Hoxha, Tinka Kurti, Duda Balje e Alban Bajrami, kanë vizituar ata sot në Hagë.
Këta deputetë të cilët janë edhe anëtarë të Komisionit për të Drejta te Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur, Viktima të Dhunës Seksuale gjatë Luftës janë takuar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, ish-kreun e PDK-së, Kadri Veselin, Hysni Gucatin, Pjetër Shalën e Nasim Haradinajn.





