• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, June 3, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Drojë se heqja e vizave mund të ndikojë në rritjen e largimit të mjekëve nga Kosova

tvprizreni by tvprizreni
April 30, 2023
in LAJME, SHËNDETËSI
0
Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë protesta nëse nuk votohet Buxheti për vitin 2021
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu thotë se liberalizimi i vizave për kosovarët, do të ndikojnë të rritet numri i mjekëve që largohen nga Kosova.

Ai thekson se efektet e kësaj ikje të mjekëve, do të ndihen brenda një periudhe pesëvjeçare.

“Gjithsesi ky proces i liberalizimit të vizave është i mirëseardhur për të gjithë qytetarët. Ndoshta do të ndikojë edhe të rritet numri i mjekëve që largohen, pasi lehtëson kontaktin e drejtpërdrejtë me menaxherët, me autoritetet që janë për punësim apo sistematizim të tyre. Qoftë edhe për shumë aktivitete të tjera të ndërlidhëse me procedurën e dhënies së lejes së punës, duke përfshirë edhe çështjen e gjuhës gjermane apo shteteve ku largohen”, tha Sejdiu për “KosovaPress”.

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Përparim Berisha po ashtu u shpreh se heqja e vizave, do të krijojë lehtësira të mëdha që edhe stafi infermieror të vazhdojë punën jashtë vendit.

Ai tha se aktualisht ka mungesë të infermierëve, por kjo do të jetë edhe më e theksuar në të ardhmen.

“Unë mendoj se kjo është një hapësirë shumë e madhe për infermierët të cilët do të kenë mundësi që direkt të shkojnë dhe të kontaktojnë me punëdhënësit gjerman edhe pse deri tash kanë shkuar përmes agjencive të ndryshime. Sigurisht që procedura ka qenë më e gjatë. Ka mungesë të madhe të infermierëve, po flas gjithmonë për QKUK, ku është si qendër e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, ku ka klinika ku 1 infermier do të kujdeset për deri në 27 pacientë. Por, me këtë ikje të infermierëve, sigurisht që mungesat do të jenë shumë më të mëdha dhe sigurisht niveli i kujdesit ndaj pacientëve do të bie për shkak të mungesës së infermierëve”, shprehet ai.

Berisha shtoi se pavarësisht masave që do të ndërmarrin institucionet përgjegjëse, nuk do të prodhojnë rezultate në ndaljen e eksodit të infermierëve.

“Sipas të dhënave që kemi ne, janë diku rreth 220 infermierë të cilët e kanë braktisur Kosovën, shto këtu faktin që mbi 2.500 janë në proces, kanë kontrata, qoftë me agjenci të ndryshme brenda Kosovës, qoftë edhe me agjenci të tjera në Gjermani. Unë besoj se çfarëdo masash që do të merren tash, qoftë nga ministria, qoftë nga qeveria, do të jetë vonë sepse këta infermierë tashmë veç kanë kontrata ”, deklaroi Berisha.

E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se dukuria e ikjes së profesionistëve shëndetësor edhe pa liberalizim të vizave po ndodh, por theksoi se kanë ndërmarrë masat që të parandalohet ky fenomen.

“Kjo mundësi ekziston edhe sot dorën në zemër, prandaj Qeveria ka marrë të gjitha masat të parandalojë këtë fenomen. E para tash jemi ndër vendet e para sa i përket pagave të mjekëve, specialistëve në rajon dhe e dyta, po punojmë intensivisht në përmirësimin e kushteve të punës për këta mjekë dhe pajisjeve të kohës për t’u dhënë mundësi që mjekët specialistët të kenë mundësi zhvillimi”, tha Vitia.

E sistemi shëndetësor në Kosovë viteve të fundit është përballur me ikje të madhe të mjekëve dhe në veçanti të infermierëve. Vetëm në vitin 2022, ishin 205 mjekë të rinj që ikën jashtë Kosovës, derisa rreth 60 specialistë shëndetësor e lanë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për të vazhduar të punojnë në spitalet privat në vend, ku u ofruan paga shumë më të mira.

Ndërsa, rreth 630 infermierë shkuan në vendet evropiane për të punuar.

Më 18 prill, Parlamenti Evropian e miratoi vendimin për vizat për Kosovën, që i hapi rrugën qytetarëve të vendit që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen nga 1 janarit të vitit 2024. Ndërsa, një ditë më vonë në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. /KSP

Download Nulled WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
Free Download WordPress Themes
Free Download WordPress Themes
free download udemy course
download lenevo firmware
Premium WordPress Themes Download
free online course
Previous Post

​Draft-statuti i Asociacionit, kërkohet që fillimisht të vlerësohet nga Kushtetuesja

Next Post

Arrestohen një kirurg e një anesteziolog në Gjilan, dyshohen se kërkuan ryshfet

Next Post
Arrestohen dy persona, vjedhën rroba në një lokal në Prizren

Arrestohen një kirurg e një anesteziolog në Gjilan, dyshohen se kërkuan ryshfet

Të Fundit

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

June 3, 2023
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

June 3, 2023
BE: Qetësia të rivendoset urgjentisht ose do të ketë pasoja

BE: Qetësia të rivendoset urgjentisht ose do të ketë pasoja

June 3, 2023
OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

June 3, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

June 3, 2023
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

June 3, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.