Home LAJME Driton Selmanaj viziton banorët e lagjes ”Kurilla” në Prizren: Lagje që tregon tolerancën e bashkëjetesës

Driton Selmanaj viziton banorët e lagjes ”Kurilla” në Prizren: Lagje që tregon tolerancën e bashkëjetesës

0
Driton Selmanaj viziton banorët e lagjes ”Kurilla” në Prizren: Lagje që tregon tolerancën e bashkëjetesës

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka vizituar sot banorët e lagjes ”Kurilla” të Prizrenit. Ai i ka falenderuar ata për pritjen, duke thënë se janë qytetarë që përcjellin mirësi, kulturë e traditë dhe përfaqësojnë tolerancën e bashkëjetesës.

”Mirëmëngjesi nga Kurilla!

Kurilla është lagje e veçantë e Prizrenit, qytetarët e kësaj lagje janë plotë mirësi, kulturë e traditë. Rrugët e kësaj lagje tregojnë anën tjetër të Prizrenit, tolerancën për të jetuar dhe punuar së bashku.

Për ata që nuk e dinë, Kurilla është edhe lagjja e futbollistit që po na bënë krenar, Vedat Muriçi.

Çaste të mira e biseda rreth Prizrenit patëm me njerëz të mirë dhe aktivistë të kësaj lagje të cilët çajin dhe kafen e mëngjesit e pinë bashkë me ne.

Faleminderit për pritjen!”, ka shkruar deputeti Selmanaj në postimin e tij në Facebook./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here