LAJME

Driton Selmanaj me bashkëpunëtorë kanë vizituar sot filigranistët e Prizrenit

Driton Selmanaj me bashkëpunëtorë kanë vizituar sot filigranistët e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Tetor 2024, 20:10

Sot kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj me bashkëpunëtorë kanë vizituar filigranistët në Prizren.

Gjatë kësaj vizite Selmanaj me filigranistët ka diskutuar rreth sfidave me të cilat ballafaqohen gjatë ushtrimit të këtij profesioni.

“Në mënyrë që të ruhet kjo zeje me rëndësi të veçantë, u zotuan që do angazhohen që ky profesion të bëhet pjesë e institucioneve edukative profesionale. Po ashtu u premtuan që do angazhohemi që institucionet shtetërore, profesionin dhe zejen e filigranit t’i trajtojë si vlerë e veçantë dhe si të tilla të mbrohen nga shteti”, kështu kanë shkruar tutje nga dega e LDK-së në Prizren, në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Mund të jetë një imazh i 4 persona
Mund të jetë një imazh i 2 persona, bizhuteri dhe orë dore
Mund të jetë një imazh i 7 persona, persona duke studiuar dhe tabelë

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika