LAJME

Driton Selmanaj: Çdo veprim që Kurti po e bën në dialog është dështim për të dhe mirë për shtetin

Driton Selmanaj: Çdo veprim që Kurti po e bën në dialog është dështim për të dhe mirë për shtetin
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Tetor 2023, 20:19

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se për Kosovën është “shumë mirë” që kryeministri Albin Kurti ka ndërruar qëndrim në dialog me Serbinë.

Selmanaj tha se çdo dështim personal i Kurtit në dialog, është mirë për vendin.

“Çdo veprim që po e bën në dialog, është dështim për të, por është mirë për shtetin”, tha Selmanaj.
“Por po harrojnë çfarë i kanë bërë Kosovës”, theksoi ai.

Deputeti tha se liberalizimi i vizave “ka mundur të ndodhte në 2016-ën”, por që s’është bërë për shkak të qasjes së Kurtit.

“Si rezultat i aventurave të tij politike, sot Kosova është në ditën e 155-të të sanksioneve ndërkombëtare”, tha Selmanaj.

“Kjo tregon se ky ka bërë eksperimente të tilla që vërtetë e ka lëkundë shtetësinë”, tha ai.Ai tha se duke e njohur Kurtin, druan se kjo “mund të jetë aventura e tij e radhës”. /Express

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika