Drita e ka bërë hapin e madh në garën për titull të kampionit duke fituar derbin ndaj Ballkanit.
Gjilanasit e mposhtën Ballkanin, me rezultat 2-3, të shtunën në Suharekë në sfidën kryesorë të xhiros së 15-të.
Drita bëri paraqitje mjaft të mirë në udhëtim tek kampionët në fuqi të Kosovës, duke arkëtuar tri pikë tejet të mëdha në garën për kreun e tabelës.
Almir Ajzeraj (22’), zhbllokoi ndeshjen duke kaluar Dritën në epërsi prej 0-1. Adetuyni (64), riktheu në lojë Ballkanin duke barazuar shifrat në 1-1.
Megjithatë, gjilanasit nuk u dorëzuan dhe përmes Blerim Krasniqit (72’,) dhe Arba Manajt (82’) shënuan edhe dy gola për rezultatin 1-3, derisa suharekasit krejt në finish të kësaj sfidë shënuan edhe golin e dytë.
Pas kësaj fitore, Drita shkëputet në krye të tabelës me 34 pikë, tetë më shumë së Ballkani në pozitën e dytë.
Ndërkaq, sfida mes Llapit dhe Ferizajt është mbyllur baras 1-1, ndeshje kjo e luajtur në ‘Zahir Pajaziti’.
Në një duel interesant, llapjanët përmes Hamdi Namanit (89’), kaluan në epërsi prej 1-0, megjithatë, Ferizaj në lojën shtesë arritën të sigurojnë një pika nga Sokol Kiqina, i cili shënoi nga pika e bardh.
Llapi pas këtij barazimi, ka 17 pikë në vendin e tetë, kurse, Ferizaj është e parafundit me 16 sosh.
/GazetaSinjaliSport/