Edhe pse kishte paralajmëruar largimin, Drilon Hodaj, ka vendosur t’i qëndroj besnik klubit të zemrës, Lirisë së Prizrenit. Vazhdimin e kontratës nga gardiani i portës, e ka bërë të ditur klubi prizrenas përmes faqes së tij zyrtare. Djali besnik i qytetit antik edhe për një sezon te klubi i qytetit!
Me kënaqësi ju njoftojmë se Kapo i ekipit, Drilon Hodaj, do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit tonë edhe për sezonin e ardhshëm!





