Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj ka bërë thirrje për marrjen e vaksinës anti-Covid pavarësisht cila është në dispozicion.Dreshaj në Kanal10 ka thënë se ka shumë propagandë kundër marrjes së vaksinave ndërsa ka shumë pak prononcime për marrjen e tyre.
Dreshaj: Vaksinat anti Covid janë të sigurta

“Fatkeqësisht kemi shumë propagandë kundër marrjes së vaksinës anti-Covid, dhe në të njëjtën kohë ka shumë pak prononcime për marrjen e tyre”, ka thënë Dreshaj.
Ai ka shtuar se secila vaksinë në Kosovë është e sigurtë, ndërsa ka kritikuar të gjithë ata që flasin për këtë temë e që nuk kanë fare njohuri për shëndetësinë, pandeminë e pacientët.“Cilado vaksinë që ka ardhë në Kosovës është valide dhe e sigurtë. Nuk mund të flasin për ose kundër vaksinës njerëzit që nuk kanë lidhje me shëndetësinë, me sëmundjet dhe me pandemitë. Ju bëj thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse vetëm kështu mund ta mposhtim pandeminë dhe të rikthehemi në situatë normale”, ka përfunduar Dreshaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

