Drejtuesit e Universitetit “ Ukshin Hoti”, kanë nderuar me mirënjohje veteranët e arsimit, Prof. Mejdi Elezi, Prof. Ryzhdi Tytynxhiu, Prof. Semahate Mashkulli, Prof. Rushit Rexhëbeqaj dhe Prof. Zahadin Shemsedini, për kontributin e dhënë në zhvillimin e arsimit të lartë në Prizren.
Drejtuesit e UPZ “ Ukshin Hoti”, nderuan me mirënjohje pesë veteranë të shquar të arsimit të lartë në Prizren

“Kontributi i tyre në zhvillimin e arsimit të lartë në cilësi të mësimdhënësve të ish Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prizren mbetet i paharrueshëm. Andaj, në përmbylljen e këtij viti me shumë kënaqësi nderuam doajenët e arsimit të lartë të Prizrenit: Prof. Mejdi Elezi, Prof. Ryzhdi Tytynxhiu, Prof. Semahate Mashkulli, Prof. Rushit Rexhëbeqaj dhe Prof. Zahadin Shemsedini.
Shëndet dhe mbarësi!”, shkruan rektori i institucionit më të lartë arsimor në Prizren, Mentor Alishani, përmes një postimi në rrjetin social, facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

