Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, njofton se të martën kanë pritur përfaqësuesit e Komisionit për Komunitete, me të cilët thotë se zhvilluan një takim konstruktiv rreth të drejtave të punëtorëve, përfaqësimit të komuniteteve dhe qasjes së barabartë në shërbimet shëndetësore.
Gjatë takimit Hajdari bën të ditur se prezantuan punën, organizimin dhe zhvillimet e fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, duke përfshirë investimet e realizuara, përfaqësimin e komuniteteve në këtë institucion shëndetësor dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm për ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët pa dallim.





