Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues të Policisë së Kosovës, të mërkurën pritën në takim zyrtar një delegacion nga Sllovenia.
Sipas njoftimit, delegacioni nga Sllovenia ishte në përbërje të përfaqësuesve si: Borut Blaj – ambasador i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Kosovës, Suzana Ivanović – shefe e Shërbimit për Çështje Evropiane dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë, Robert Črepinko – i dërguar i posaçëm për Bashkëpunim Ndërkombëtar i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, si dhe Robert Urek – atashe policor.





