LAJME

“Drejtshkrimori 3.0” falas për banorët e Kosovës e përkrahur nga Qeveria e Kosovës

“Drejtshkrimori 3.0” falas për banorët e Kosovës e përkrahur nga Qeveria e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Maj 2023, 23:36

Thuajuni lamtumirë gabimeve drejtshkrimore me Kullën e shqipes, kryejini me rezultat të lartë detyrat tuaja, rritni cilësinë e të shkruarit dhe jepini forcë shprehjes.”

Më në fund është e gatshme për instalim Kulla e shqipes. Kjo paketë përmban dy lloj aplikacionesh: ato për mësimin e gjuhës shqipe nga nxënësit, studentët, mësimdhënësit dhe ato për drejtshkrimin e gjuhës shqipe në dokumentet e Microsoft Word nga punëtorët e administratës shtetërore, shkrimtarët, gazetarët etj.

Aplikacionet e Kullës së shqipes mund të përdoren në pajisjet me Android, në pajisjet me iOS, në pajisjet me Ueb, në pajisjet me Microsoft Windows, në pajisjet me Microsoft Office, në varësi të teknologjisë së parapëlqyer.

Aplikacionet e paketës provuese Kulla e shqipes 2.0 janë:

1. Drejtshkrimori 3.0 për MS Office
2. Sinonimia 1.0 për MS Office
3. Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0
4. Morfologjia digjitale e shqipes 2.0
5. Abetarja digjitale e gjuhës shqipe 1.0
6. Fillestarja digjitale e gjuhës shqipe 1.0
7. Tastiera digjitale e shqipes 3.0 për MS Windows

Si të regjistrohesh në GjuhaShqipe.com
Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika