Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, pasi sipas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në orët dhe ditët në vijim pritet përkeqësim i motit me erëra të forta, reshje intensive shiu, mundësi breshëri dhe shkarkime atmosferike.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Rahovec apelon për kujdes nga përkeqësimi i motit

Qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë stuhive, të mos qëndrojnë nën pemë apo pranë shtyllave elektrike, të sigurojnë objektet dhe materialet që mund të rrezikohen nga era, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare të institucioneve përgjegjëse. Apel i veçantë u është drejtuar edhe fermerëve që të marrin masa për mbrojtjen e serrave, kafshëve dhe pajisjeve bujqësore.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

