Drejtoria Komunale për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Prizren, njofton se përsëri po fillon kurset për aftësim në zanate dhe punime dore për vajzat dhe gratë.
Afati për të dorëzuar aplikacionet në zyret e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, e cila gjendet pranë Komunës së Prizrenit, është i hapur nga data 19 shtator deri më 30 shtator 2022.
Në njoftimin e plotë më poshtë mund të lexoni kriteret dhe fushat për aplikim në këto kurse:
˝Drejtoria Komunale për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, përsëri fillon kurset për aftësim në zanate dhe punime dore:
1. Dizajn për Veshje (Modë),
2. Mefrushat,
3. Djegie në Dru,
4. Reliev në Letër,
5. Dizajnimi i Bizhuterive,
6. Qëndisje në Fjongo.
Të drejtë aplikimi kanë të gjitha vajzat dhe gratë, nga mosha 18 deri në moshën 45 vjeçare.
Të interesuarat kanë të drejtë të aplikojnë vetëm për një lloj të kursit.
Aplikacioni për kurset pranohet në zyret e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik pranë Komunës së Prizrenit nga data 19 shtator deri më 30 shtator 2022.˝/TVPrizreni/