Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Prizrenit ka përfunduar me sukses projektin e adaptimit të hapësirave të vaksinimit në QMF-të, ku ofrohet ky shërbim.
Sipas njoftimit nga komuna e Prizrenit, këto hapësira janë më të përshtatshme për fëmijët të cilët do të vaksinohen pasi që ato janë modifikuar që të vegjëlit mos të kenë frikë gjatë këtij procesi.







