LAJME

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren, organizon “Check Up” për zbulimin kancerit të gjirit

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren, organizon “Check Up” për zbulimin kancerit të gjirit
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shtator 2023, 21:44

Përmes një njoftimi Komuna e Prizrenit, ka bërë të ditur se Drejtoria e Shëndetësisë, për nder të Muajit Rozë – Muajit të Kancerit të Gjirit, përmes QKMF-së, gjatë tërë muajit tetor (fundjavave), do të organizoj “Check Up” për detektimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje, ku do të përfshihen: Vizitat specialistike nga mjeku specialist, EHO e gjirit, mamografi, etj.

Realizimi i këtyre vizitave ka për synim zbulimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të gjirit, si një sëmundje që rrezikon veçanërisht gjininë femërore, prandaj inkurajohe të gjitha femrat e Komunës së Prizrenit që të jenë pjesë e këtyre vizitave, thuhet në njoftim.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika