LAJME

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale hap thirrje për organizatat jo qeveritare që të aplikojnë për implementimin e projekteve të tyre

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale hap thirrje për organizatat jo qeveritare që të aplikojnë për implementimin e  projekteve të tyre
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2024, 15:14

Komuna e Prizrenit nëpërmjet faqes zyrtare në facebook, ka hapur thirrje për të gjitha organizatat jo qeveritare dhe individët që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale, që të aplikojnë për financim për implementimin e projekteve të tyre.

“Afati i fundit për dërgimin e aplikacioneve Afati i thirrjes eshte 15 ditë pune nga data e hapjes se thirrjes nga dt 1l .03.2024 deri me 29.03.2024 deri në orën 16.00 . Aplikacioni i dorezuar brenda periudhes se thirrjes gjithashtu pranohet nese vula pranuese tregon se është dorezuar ne postë deri në fund të datës së thirrjes, si afati i fundit për dorëzimin. Të gjitha aplikacionet e derguara pas afatit nuk do të merren parasysh” është thënë në fund të njoftimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika