LAJME

Drejtoria e Inspektorateve me aksione të inspektimeve, në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve

Drejtoria e Inspektorateve me aksione të inspektimeve, në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Janar 2022, 10:56

Komuna e Prizrenit përmes faqes së saj zyrtare, njofton se drejtori Inspektorateve, Islam Ukaj në koordinim me inspektorët e tregut, inspektorët sanitar, inspektorët e veterinarisë dhe inspektorët e bujqësisë, sot gjatë ditës kanë filluar një aksion për inspektimin e qendrave tregtare dhe marketeve të mëdha ushqimore, që veprojnë në komunën e Prizrenit.

Qendrat tregtare dhe marketet ushqimore u inspektuan me qëllim të kontrollimit për zbatueshmërinë e masave anti-covid dhe për respektimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligjit për Sigurinë e Produkteve.

Gjatë këtij aksioni u realizuan kontrollime për harmonizimin e çmimeve të rafteve me çmimet e arkave, vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve, deklaracionet në gjuhën shqipe, afatet e skadencës së produkteve dhe kontrollimi i kualitetit dhe skadencës te produktet e mishit. Inspektorët gjetën produkte me afat të skaduar, të cilat u asgjësuan menjëherë, sipas procedurave të rregullta.

Drejtoria e Inspektorateve do të jetë gjithmonë në krye të detyrës, për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të komunës së Prizrenit, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika