Drejtoria e Emergjencave: Pas tërmetit nuk raportohet asnjë incident në Prizren

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|1 orë
Drejtoria e Emergjencave: Pas tërmetit nuk raportohet asnjë incident në Prizren

Pas tërmetit të ndjerë sonte në Kosovë, konkretisht në zonën e Prevallës, Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë ka bërë të ditur se, për momentin, nuk është raportuar asnjë incident apo dëm material.

Sipas njoftimit nga kjo drejotori tërmeti me epiqendër në territorin e Komunës së Prizrenit nuk ka shkaktuar probleme, ndërsa situata mbetet e qetë dhe po monitorohet vazhdimisht në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka thënë zyrtari DES-së, Idaim Kryeziu.

“Kërkojmë nga qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të mos bëjnë panik. Të gjitha ekipet janë në gjendje të plotë gatishmërie për çdo nevojë apo raportim”, thuhet në njoftim.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që në rast nevoje të kontaktojnë numrat emergjentë:
112 – Qendra e Thirrjeve Emergjente,
192 – Policia e Kosovës,
193 – Shërbimi i Zjarrfikësve,
194 – Emergjenca Mjekësore.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Qendrës Sizmiologjike, tërmeti është ndier rreth orës 22:05 dhe ka pasur magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër rreth 23 kilometra në lindje të Prizrenit.

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika