Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të projekti “Pjelloria e tokës dhe rekomandimi për plehra” është duke vazhduar me marrjen e mostrave të dheut në fshatrat Atmaxhë dhe Nashec, me qëllim përmirësimin e rendimentit të kulturave bujqësore.
Sipas kësaj drejtorie, përfundimi i kësaj faze të projektit do të mundësojë drejtimin e përmbajtjes së plehrave në mënyrë që të përmirësohet gjendja e tokës dhe e prodhimit bujqësor për fermerët e Komunës së Prizrenit, thuhet në fund të njoftimit.