Sot, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Vushtrrisë ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të telefonëve mobil nga nxënësit dhe mësimdhënësit në ambientet e shkollave.Sipas njoftimit të komunës, ky vendim vjen si reagim ndaj situatave të fundit, ku sfidat e rrezikshme të lojërave elektronike kanë shkaktuar vetëlëndime, bullizëm, dhunë dhe përhapje të urrejtjes mes nxënësve.
“Ky vendim vjen si reagim ndaj situatave të fundit, ku sfidat e rrezikshme të lojërave elektronike kanë shkaktuar vetëlëndime, bullizëm, dhunë dhe përhapje të urrejtjes mes nxënësve”, thuhet në njoftim, shkruan GazetaBlic.Për këtë arsye, drejtori i Arsimit, Albanez Tahiraj, ka nënshkruar vendimin për ndalimin e plotë të përdorimit të telefonëve gjatë orarit mësimor në të gjitha institucionet shkollore.






