LAJME

Drejtoria e Arsimit në Prizren mban takim koordinues me drejtorët e shkollave dhe Policinë e Kosovës

Drejtoria e Arsimit në Prizren mban takim koordinues me drejtorët e shkollave dhe Policinë e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Maj 2026, 13:45

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj – Gutaj ka zhvilluar sot një takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së Prizren, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Policia e Kosovës.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale në sektorin e arsimit, koordinimin e aktiviteteve si dhe planifikimin e veprimeve për periudhën e ardhshme. Vëmendje e veçantë iu kushtua sfidave dhe arritjeve të vitit shkollor 2025-2026, sigurisë në shkolla, implementimit të strategjive arsimore, buxhetit dhe obligimeve financiare, si dhe procesit të digjitalizimit të institucioneve edukativo-arsimore.

Sipas Drejtorisë së Arsimit, takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e ideve për përmirësimin e cilësisë së arsimit në komunë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika