LAJME

Drejtoria e Arsimit në Prizren dhe Terre des hommes Kosovë nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen digjitale të fëmijëve

Drejtoria e Arsimit në Prizren dhe Terre des hommes Kosovë nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen digjitale të fëmijëve
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Korrik 2026, 14:24

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj Gutaj, ka njoftuar për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Arsimit dhe organizatës Terre des hommes Kosovë për zbatimin e projektit “Platforma Digjitale për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë”.

Sipas njoftimit, marrëveshja synon krijimin e një kornize bashkëpunimi për zhvillimin dhe funksionalizimin e një platforme digjitale miqësore për fëmijët, e cila do të mundësojë raportimin e rasteve të abuzimit dhe dhunës ndaj tyre. Platforma do të zhvillohet në mbështetje të Linjës Telefonike për Fëmijë, si mekanizëm i paraparë me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, me synimin për të rritur qasjen e fëmijëve në raportim të sigurt dhe të lehtë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika