LAJME

Drejtori Ramadan Tarashaj vizitoi Qendrën e kurseve për aftësim profesional KOMEK

Drejtori Ramadan Tarashaj vizitoi Qendrën e kurseve për aftësim profesional KOMEK
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Nëntor 2024, 16:30

Drejtori i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj, ka vizituar sot Qendrën e kurseve për aftësim profesional KOMEK.


Gjatë këtij takimi u diskutua rreth bashkëpunimit dhe mbështetjes së punimeve artizanale të komunitetit. Gjatë kësaj vizite, u dakorduam për punimin e çantave me dizajne të ndryshme nga kursistet, thuhet në njoftim, raporton TV Prizreni.

Ky bashkëpunim synon të përkrahë artizanët lokalë dhe të promovojë traditën e punimit të dorës si pjesë e trashëgimisë kulturore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika