LAJME

Drejtori në Komunën e Rahovecit lë punën për të shkuar në Gjermani

Drejtori në Komunën e Rahovecit lë punën për të shkuar në Gjermani
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Gusht 2022, 16:31

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit, Kujtim Dina, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për të vazhduar jetën në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook.

“Për gjashtë muaj në këtë pozitë, Kujtimi ka dëshmuar se është një koleg dhe bashkëpunëtor i mirë, e me kontributin e çmueshëm që ka dhënë si dhe me punën e përkushtuar që ka treguar, jam i bindur se, ai i ka kryer mirë dhe me nder detyrat dhe shërbimet ndaj qytetarëve në kuadër të përgjegjësive të tij, për çka unë e falënderoj sinqerisht dhe i uroj atij mbarësi dhe suksese në të ardhmen”.

“Kërkesa për lirim nga kjo pozitë ka të bëj me arsye familjare dhe profesionale të Kujtimit, i cili ka vendosur t’i bashkëngjitet familjes për të qëndruar e vazhduar me punë jashtë vendit, në Gjermani”, ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika