Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, në një prononcim për TV Prizrenin ka bërë të ditur se të gjitha rrugët nga rajoni i Prizrenit janë të kalueshme dhe ekipet e Eko Regjionit janë në teren për pastrimin e trotuareve.
Drejtori Lamaj: Të gjitha rrugët në komunën e Prizrenit janë të kalueshme, trotuaret janë duke u pastruar

“Po sot në mëngjes kam kontaktuar me ekipet e Eko Regjionit, e cila ka një kontratë me komunën e Prizrenit në këtë rast dhe për mirëmbajtjen e rrugëve. Po ashtu kam kontaktuar përfaqësuesit nga rajoni i Hasit, të Drinit dhe atë të Zhupës, kështu ne jemi të gatshëm të intervenojm aty ku paraqitet nevoja për largimin e borës nga rruga. Rrugët e Prizrenit janë të gjitha të kalueshme dhe ekipet e kompanisë kanë dalë në teren për pastrimin e trotuareve”, tha drejtori Lamaj për TV Prizrenin.
Ai po ashtu ka theksuar që në vendet malore të rajonit të Prizrenit ka sasi më të madhe të borës por deri më tani nuk ka pasur ndonjë informacion që ndonjë rrugë është e pakalueshme.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

