Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka filluar takimin me mediat lidhur me çështjen e tarifave të energjisë elektrike. Drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj për paralajmërimin e rritjes prej 15 për qind, ka thënë se shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodhur në bursat e energjisë elektrike.
Ai ka folur edhe për takimet bilaterale që do të zhvillojnë me palë të tjera ditët në vazhdim, ndërsa sot pasdite do të jetë edhe ai me Avokatin e Popullit.
“Po pritet rritje prej 15%. Shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodh në bursat e energjisë elektrike, shkakatri kryesor, s’ka përshtatje tjera qe kanë ndiku në këtë 15%”, tha Drejtori i ZRrE-së, ndërsa shtoi se do të respektohet çdo pakënaqësi e qytetarëve.





