LAJME

Drejtori i Spitalit dhe kuvendaret e Prizrenit diskutuan rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët

Drejtori i Spitalit dhe kuvendaret e Prizrenit diskutuan rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2026, 08:57

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka pritur të mërkurën në takim kuvendaret e Prizrenit, me të cilat njofton se zhvilluan një diskutim të hapur dhe konstruktiv lidhur me shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve për shërbimet shëndetësore.

Siç bëri të ditur Hajdari, gjatë takimit u trajtuan tema të rëndësishme që lidhen me avancimin e kushteve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Prizrenit.

“Si institucion, mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha mekanizmat përfaqësues, me qëllim të adresimit të nevojave të qytetarëve dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor. Vlerësoj gatishmërinë dhe angazhimin e Grupit të Grave Asambleiste për të qenë zë i qytetarëve dhe partner në iniciativa që kontribuojnë në forcimin e sistemit shëndetësor dhe dinjitetit të pacientëve” – shkruan tutje Hajdari në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika