LAJME

Drejtori i Shërbimeve Publike inspektoi punimet në rrugët “Shotë Galica” dhe “Latif Berisha” në Prizren

Drejtori i Shërbimeve Publike inspektoi punimet në rrugët “Shotë Galica” dhe “Latif Berisha” në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Gusht 2026, 08:10

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Islam Ukimeri, së bashku me kolegë, inspektoi të martën punimet që po zhvillohen në rrugët “Shotë Galica” dhe “Latif Berisha”, në kuadër të kontratës për ndërtimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve me asfalt në Komunën e Prizrenit.

Sipas njoftimit të Komunës, gjatë inspektimit u vlerësua ecuria dhe cilësia e punimeve, me qëllim realizimin e tyre sipas standardeve të parapara.

“Punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore do të vazhdojnë edhe në zona të tjera të Komunës së Prizrenit.” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika