LAJME

Pasi raportohet nga qytetarët, gjobitet me 150 euro ngasësi që lejoi pasagjerin të nxjerrë turpin jashtë automjetit në Suharekë

Pasi raportohet nga qytetarët, gjobitet me 150 euro ngasësi që lejoi pasagjerin të nxjerrë turpin jashtë automjetit në Suharekë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Gusht 2026, 07:51

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetarët anë e mbanë vendit po vazhdojnë të raportojnë policinë duke përdorur aplikacionin “Lajmëro Policinë” për dyshime apo shkelje të mundshme të ligjit, duke përfshirë edhe kundërvajtjet në komunikacion.

Një njoftim të tillë policia bën të ditur se ka pranuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren më datën 15.08.2026.

“Në lidhje me raportimin në aplikacionin mobil të datës 15.08.2026 shihet se një qytetarë ka dalë mbi automjet nga xhami i kulmit te automjeti në rrugën ‘Brigada 123′ në Suharekë. Më datë 18.08.2026 është identifikuar kundërvajtësi dhe ndaj tij është shqiptuar vendimi për kundërvajtje. Për kundërvajtjen e shkaktuar, i njëjti është gjobitur me gjobë prej 150 euro dhe një pikë negative.” – thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin shpejtësinë e lartë dhe sjelljet e rrezikshme, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika