LAJME

Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës: Lëkundjet nuk kishin kapacitet të rrezikonin qytetarët

Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës: Lëkundjet nuk kishin kapacitet të rrezikonin qytetarët
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Dhjetor 2024, 20:09

Dy tërmete janë regjistruar në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Tërmeti me 4 shkallë të Rihterit ka ndodhur rreth orës 2:00 dhe epiqendra e dridhjeve ishte 10 kilometra në jugperëndim të Prizrenit. Lidhur me këtë, Shemsi Mustafa, drejtor i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, tha se gjendja pas tërmetit kanë ndodhur disa pasgoditje intensitet më të ulët, por që situate është e qetë.

Ai tha se zona Prizren-Kukës është goditur nga tërmeti me magnitudë 3.9 shkallë të Rihterit, ku ka pasur dy pasgoditje me intensitet më të ulët.

Në magazinën informative, “InfoPlus”, Mustafa foli për zonat potencialisht të rrezikuara nga tërmetet. Ai tha se për rrezikun sizmik duhet referuar hartave të monitorimit sizmik

“Në kuadër të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës është Rrjeti Sizmik i Kosovës që bën monitorimin e ngjarjeve sizmike 24/7 në kohë reale për vendin dhe rajonin”, tha Mustafa, teksa shtoi se lëkundjet nuk kishin kapacitet të rrezikonin qytetarët./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika