LAJME

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren priti në takim Drejtorin e Departamentit për Operativ të SHKK

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren priti në takim Drejtorin e Departamentit për Operativ të SHKK
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Prill 2024, 12:22

Sot Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, priti në takim Besar Gashin Drejtor i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria e Përgjithshme në Prishtinë si dhe Aqif Ilazin U/D Drejtor i Qendrës se Paraburgimit në Prizren.

Drejtori Rajonal, Faton Alija i njoftoi për situatën e sigurisë në rajonin e Prizrenit, të cilën e ka vlerësuar të qetë.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema që ndërlidhen me sigurinë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Policisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Të dy palët u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, të cilat ndikojnë në sigurisë e përgjithshme të rajonit të Prizrenit.
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika