Sot, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi së bashku me Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës, Arsim Tahiri, pritën në takim delegacionin nga Republika e Shqipërisë të përbërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija, Drejtori i Shërbimit Sprovues, Ervin Hoxha, Drejtori Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta dhe Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj.
Bëhet e ditur se gjatë takimit u shkëmbyen idetë dhe përvojat më të mira në shumë fusha, si në atë të trajtimit të të burgosurve, fushën e trajnimeve të stafit , të kontrollit të brendshëm dhe në shumë fusha të tjera me rëndësi për të dyja palët.






