Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, pritet të dërgohet në mbajtje të mërkurën nga Policia e Kosovës, pas bastisjes që zyrtarët policorë kryen në zyrat qendrore të KEK-ut dhe refuzimit të tij për t’i lejuar të hyjnë në banesën në Prishtinë, ka mësuar KOHA.
Drejtori i KEK-ut refuzon t’i bastiset banesa, Policia vendos t’ia thyejë derën

Siç ka mësuar KOHA, ai ka refuzuar ta hapë banesën e vet dhe se Policia ka vendosur që ajo të thyhet për t’u kryer bastisja. Në arsyetim, sipas burimeve, Krasniqi ka thënë se “është sëmurë”. Policia ka vendosur t’ia sjellë edhe ndihmën e shpejtë mjekësore.
Të kontaktuar nga KOHA, në Policinë e Kosovës kanë thënë se “po zhvillojnë kontroll në KEK dhe për detaje të tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

