LAJME

Drejtori i Bujqësisë në Prizren kërkon zgjidhje për fermerët e Prizrenit pas mbylljes së qumështores VITA

Drejtori i Bujqësisë në Prizren kërkon zgjidhje për fermerët e Prizrenit pas mbylljes së qumështores VITA
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Korrik 2026, 22:17

Drejtori i Bujqësisë në Prizren kërkon zgjidhje për fermerët e Prizrenit pas mbylljes së qumështores VITA

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Prizrenit, Nderim Kadriaj, ka reaguar pas mbylljes së aktivitetit të qumështores VITA, duke vlerësuar se kjo çështje nuk prek vetëm një kompani, por edhe dhjetëra fermerë, familje dhe prodhues të qumështit që varen nga grumbullimi i produktit të tyre.

Sipas tij, nëse Inspektorati, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, ka marrë vendim për mbylljen e qumështores, atëherë institucionet shtetërore kanë detyrimin që të mos i lënë fermerët pa zgjidhje.

Ai ka theksuar se fermerët e Komunës së Prizrenit, të cilët kanë pasur kontrata për grumbullimin e qumështit nga VITA, nuk duhet të bëhen viktima të kësaj situate, pasi qumështi është produkt që nuk mund të presë dhe fermerët rrezikojnë të pësojnë humbje të konsiderueshme ekonomike.

Për këtë arsye, drejtori Kadriaj ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë dhe institucionet përgjegjëse që urgjentisht të koordinojnë një zgjidhje, duke mundësuar grumbullimin e qumështit nga qumështore të tjera ose përmes mekanizmave të tjerë mbështetës.

“Bujku dhe fermeri duhet të mbrohen gjithmonë. Kur shteti merr një vendim që ndikon në zinxhirin e prodhimit, ai ka përgjegjësinë të ofrojë edhe zgjidhjen”, ka deklaruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika