LAJME

Drejtori i Bujqësisë në Kobaj: Përkrahja ndaj fermerëve krijon mundësi për zhvillim ekonomik në fshatra

Drejtori i Bujqësisë në Kobaj: Përkrahja ndaj fermerëve krijon mundësi për zhvillim ekonomik në fshatra
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2026, 08:59

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren ka vazhduar vizitat tek fermerët kësaj radhe në fshatin Kobaj.

Drejtori, Nderim Kadriaj, me këtë rast ka thënë se përkrahja ndaj fermerëve sjell rezultate konkrete dhe krijon mundësi për zhvillim ekonomik në fshatra.

Ai është shprehur krenarë me fermerët që prodhojnë, punojnë dhe e mbajnë gjallë tokën e Prizrenit, sipas tij.

“Te Ismeti në fshatin Kobaj, vizituam një fermer punëtor dhe shembull i përkushtimit në bujqësi. Në fermën e tij kultivohen dredhëza, shalqinj, pjepër e domate, prodhime vendore që po marrin jetë falë punës së palodhshme dhe dashurisë për tokën. Me mbështetjen e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ismeti ka ngritur dhe zhvilluar fermën e tij, duke dëshmuar se përkrahja ndaj fermerëve sjell rezultate konkrete dhe krijon mundësi për zhvillim ekonomik në fshatrat tona. Krenarë me fermerët tanë që prodhojnë, punojnë dhe e mbajnë gjallë tokën e Prizrenit” – shkruan Kadriaj në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika