Drejtori i Administratës Komunale në Prizren, Edin Shehu, ka bërë të ditur se komisioni i themeluar nga Kuvendi Komunal, nga dita e nesërme do të fillojë procesin e zgjedhjes së këshillave lokal në fshatra, vendbanime dhe lagjet urbane në territorin e komunës së Prizrenit.
Me këtë rast fton banorët e fshatit Zhur, që të jenë pjesë e takimit që do të mbahet ditën e nesërme (e hënë) në shkollën fillore “Dëshmorët e Zhurit” nga ora 18:00.
NJOFTIM
“Komisioni i themeluar dhe emëruar nga Kuvendi i Komunës, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit se do të filloj procesi i zgjedhjes se këshillave lokale në fshatra, vendbanime dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Prizrenit.
Datat e planifikuara të mbajtjes së takimeve mund t’i gjeni në vegëzat në vijim, si dhe më poshtë:
Shqip:
https://kk.rks-gov.net/…/Njoftim-per-fillimin-e…
Boshnjakisht:
https://kk.rks-gov.net/…/Obavestenje-za-pocetak-procesa…
Turqisht:
https://kk.rks-gov.net/…/Prizren-Belediyesi-koy… ”, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit./TVPrizreni/
